Arifi raporton para ligjëvënësve për dialogun: Ishin ditë të vështira

Mos i humb

Avni Arifi, shefi për negociata me Serbinë ka raportuar për zhvillimet e fundit në Bruksel lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai fillimisht ka hequr dilemat lidhur me mandatin e presidentit për të kryesuar dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel e cila sipas ekspertëve është në përputhje me Kushtetutën.

Këto sqarime Arifi i bëri para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike duke thënë se dialogu jonë në Bruksel ka qenë profesional dhe është vlerësuar, si dhe është reflektuar vullneti jonë për tejkalimin e problemeve me Serbinë.

“Në raportet me Serbinë gjatë dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, problemet si Marrëveshja për energji , ura në Mitrovicë edhe çështja e kufirit të gjitha këto i dinin që i kemi të bllokuar nga Serbia. Kanë qenë ditë të vështira, por institucionet tona kanë qenë në nivel, delegacioni ynë ka qenë profesional , si dhe ka reflektuar vullneti për tejkalimin e problemeve me Serbinë. Ndërsa sa i përket mandatit të Presidentit ekspertët ligjor kanë thënë se e drejta e përfaqësimit buron nga Kushtetuta”, sqaroi Arifi.

Kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani ngriti shqetësimin lidhur me dialogun paralel nga ana e presidentit për çështjen e asociacionit.

Arifi shtoi se vendimet ilegale për rastet 2500 janë në gjykatë, nuk ka marrëveshje shtesë, përveç marrjes shtesë nga Qeveria e Serbisë e cila ka ngritur një fushatë në të gjitha kryeqytete, kjo ështe vija që ata promovojnë kinse Serbia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel. Mirëpo ne i kemi bërë të qarta se gjithçka është bllokuar nga ana Serbisë.

Ndërsa anëtari i Komisionit, Visar Ymeri tha se obligimi i Kosovës duhet të jetë i ndryshëm lidhur me marrjen e energjisë dhe telekomunikimit.

Ai ngriti shqetësimin lidhur me kompaninë e energjisë që do të themelohet, a do të jetë në veri a do të themelohet me miratim të Qeverisë së Kosovës.

Arifi duke iu përgjigjur Ymerit për marrëveshjen e energjisë me Serbinë dhe themelimin e kompanisë energjetike, ai ka thënë se ne nuk do po përpiqemi që të vazhdojë por të përfundojë me një epilog të ri. Besojmë se duhet ti përfundojë implementimi i tyre. Regjistrimin ja kemi mundësuar ne, e kanë agjencionin në veri për regjistrim të bizneseve, mekanizëm tjetër përveç mekanizmit diplomatik nuk kemi të punojmë që të implementohen të gjitha marrëveshjet.

Arifi përfundoj se përbërja e ekipit ka ndrruar dhe është shtuar një komitet zbatues./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit