Rumani, probleme në centralin bërthamor

Mos i humb

Kompania e cila mirëmban centralin bërthamor të Cernavodës në Rumani bëri të ditur se një reaktor është shkëputur nga rrjeti për shkak të problemeve në sistemin elektrik.

Kompania “Nuclearectrica” njoftoi se problemi ka ndodhur të enjten dhe se nuk pati rrezik për personelin e centralit, banorët dhe mjedisin. Gjithashtu shtuan se ekspertët po hetojnë arsyen që shkaktoi këtë problem dhe se nëse ka nevojë do të bëhen riparime.

Reaktori që shfaqi probleme të hënën u kthye në funksionim pasi humbi 55 për qind të fuqisë të dielën, kur ishte e nevojshme që të zëvendësohen pjesë të pompës së kondensimit. Megjithatë, Nuclearelectrica pretendon se këto probleme nuk ndërlidhen.

Dy reaktorët e termocentralit Cernavoda sigurojnë rreth 20 për qind të kërkesës rumune për energji elektrike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit