Arifi: Synojmë marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Mos i humb

Shefi i ekipit teknik të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka raportuar dje para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, me ç’rast ka thënë se në takimin e radhës me palën serbe do të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Sipas tij, po synohet përmbyllja e dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

“Ne shkuam herën e fundit në takim, por ndodhi incidenti, vrasja e Ivanoviqit dhe takimi nuk u mbajt. E rëndësishme është t’ju informoj se më 26 shkurt 2018 është takimi i radhës. Në këtë takim do të bisedohet për implementimin e marrëveshjeve të realizuara. Synojmë përmbylljen e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare”, ka thënë ai.

Arifi ka thënë se në Bruksel nuk do të bisedohet për marrëveshje të reja, por vetëm për ato ekzistuese, shkruan zëri. Njëra ndër temat për diskutim me Serbinë është edhe Asociacioni i Komunave Serbe.

Sipas Arifit, për Asociacion do të bëhet një draft i ri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit