“Specialja, padrejtësi që po i bëhet popullit të Kosovës”

Mos i humb

Avokati i njohur Richard Harvey ka bërë me dije se Gjykata Speciale është një padrejtësi që po i bëhet popullit të Kosovës.

Në një deklaratë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për një kohë të gjatë Kosova është trajtuar padrejtësisht nga komuniteti ndërkombëtar në shumë aspekte.

Avokati Harvey, i cili në Gjykatën e Hagës ka mbrojtur ish-ushtarët e UÇK-së, Lahi Brahimaj dhe të ndjerin Haradin Bala, ka vlerësuar se drejtësia rrallë shërbehet duke ngritur gjykata për të hetuar vetëm një palë në një konflikt.

“Besoj se populli i Kosovës për një kohë të gjatë është trajtuar padrejtësisht nga komuniteti ndërkombëtar në shumë aspekte”, ka thënë Harvey.

Pritjet e avokatit Harvey janë që Gjykata Speciale nuk do të mund të bëjë asgjë më shumë se gjykatat e UNMIK-ut, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe gjykatat e EULEX-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit