Arkivat armene nuk janë të hapura për secilin

Mos i humb

Armenët vazhdojnë pretendimet e tyre në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, por veprojnë në mënyrë “selektive” në kërkesat e hulumtuesve që dëshirojnë të punojnë për këtë temë në hulumtimin e arkivave armene. Arkivat e periudhës i mbajnë të mbyllura, ndërsa lejojnë qasjen në arkivat e tyre vetëm ndaj atyre që mbështesin tezat e tyre.

Armenia dhe diaspora e saj, ashtu siç çdo vit edhe këtë vit para dhe gjatë 24 prillit, vazhdoi propagandat e saj kundrejt Turqisë në arenën ndërkombëtare me pretendimet e vitit 1915, por nuk e tregojnë përpikërinë në lidhje me hapjen e arkivave dhe me përballjen e realitetit. Nga ana tjetër nuk i përgjigjen edhe kërkesës së Turqisë që për ndriçimin e ngjarjeve të periudhës të hapen arkivat dhe hulumtimin e dokumenteve nga ana e historianëve.

Qeveria armene pretendon se Arkivat Kombëtare në kryeqytetin Jerevan, janë të hapura, por mban të mbyllura të gjitha pjesët përveç atyre të cilat provojnë saktësinë e pretendimeve që i kanë.

Qëndrimi i njëjtë mund të haset edhe në arkiva tjera armene. Arkiva në Echmiadzin (Vagharshapat), Patriarkana e Armenisë dhe e Partisë Tashnak në Boston të SHBA-ve, është hapur vetëm për disa armenë dhe të huaj që mbështesin pretendimet armene. Ndërsa janë të mbyllura për historianë, akademikë, hulumtues dhe gazetarë që nuk janë armenë ose nuk mbrojnë tezat armene.

– “Në arkivat turke mund të zhvillojnë hulumtime edhe ato që i pranojnë pretendimet armene”

Palabıyık ndër të tjerat theksoi se në të gjitha arkivat kohë pas kohe mund të mbyllen për qasje, gjë që është normale, për arsye sigurie kombëtare ose procese të klasifikimit ose riparimin e dokumenteve.

“Në arkivat turke mund të zhvillojnë hulumtime edhe ato që i pranojnë pretendimet armene”, theksoi ai.

Edhe historiani francez Maxime Gauin, i cili zhvillon punime si akademik mysafir në kuadër të Qendrës për Studime Euroaziatike (AVIM), tha se qasja në arkivat osmane dhe turke nga 1949 deri në vitet 2000-ta është zhvilluar ngadalë, ndërsa pastaj janë vërejtur zhvillime pozitive.

“Veçanërisht në vitet 2000-2007, në arkivat turke kishte zhvillime shumë serioze pozitive në aspektin e qasjes. Por nuk mund të vërehet ndonjë ndryshim pozitiv në aspektin e qasjes në arkivat armene”, u shpreh Gauin.

Ai shpreson se do të ketë ndonjë ndryshim në qasje në Arkivat Kombëtare Armene që gjenden në Jerevan, ndërsa për ato në diasporë nuk shpreson se do të ketë ndonjë ndryshim pozitiv.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit