Armë e mallra kontrabandë në pikën e Hanit të Hotit, nën hetim doganieri e 2 persona

Mos i humb

Tre persona janë proceduar penalisht në Shkodër, njëri prej tyre doganier në Pikën Kufitare Hani i Hotit, të cilët akuzohet për kalim të mallrave kontrabandë.

Policia ka nisur procedimin penal për shtetasit R. Sh., 59 vjeç, I. Rr., 48 vjeç dhe D. M., 28 vjeç (me detyrë doganier), banues në Shkodër.

Shtetasi R. Sh. është konstatuar në PKK Hani i Hotit, me disa mallra dhe produkte të cilat i ka kaluar pa i deklaruar në organet doganore. Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjet një armë gjahu pa leje.

Më pas është ushtruar kontroll në njërin prej subjekteve me administrator shtetasin I. Rr., të cilin dyshohet se shtetasi R. Sh. e furnizonte me produkte kontrabandë, ku janë gjetur disa mallra dhe produkte të ndryshme të dyshuara kontrabandë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi D. M., me detyrë doganier, pasi dyshohet se ka favorizuar shtetasin R. Sh., në kohë të ndryshme, për kryerjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu dhe disa mallra kontrabandë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit