Armela Krasniqi në krye të AMA-s, Murrizi: Është nusja e djalit të tezes së Lulzim Bashës

Mos i humb

Deputeti Myslym Murrizi ka sulmuar sot nga foltorja e Kuvendit emrin e zgjedhur për të vendosur në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Murrizi u shpreh se Armela Krasniqi, kandidatja për tu vendosur në krye të AMA-s, është nusja e djalit të tezes së Lulzim Bashës.

Kjo lidhje sipas tij fakton se pozita dhe opozita janë bashkë dhe gjithmonë kanë qenë bashkë në ndarjen e tenderave dhe parave publike.

“Sot në këtë Kuvend nusja e djalit të tezës së Lulzim Bashës do të zgjidhet në krye të AMA-s. Ju e keni pasur në kryeministri dhe tashmë do ta zgjidhni kryetare të AMA-s.

Ju jeni një, edhe më herët e kam thënë, kur jeni ju në pushtet sa mirë i bëni letrat për të ndarë tenderat, ashtu sikurse dhe kur ata janë në pushtet i bëjnë shumë mirë letrat për të ndarë tenderat”, tha Murrizi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit