Një plagosje me thikë është regjistruar sot në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarsia” ku si pasojë e një konflikti të çastit P.S ka goditur me thikë shtetasin F.P.
Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Plotë
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


