Armeni, partia në pushtet jep sinjale për dialog

Mos i humb

 

 

 Lideri i lëvizjes opozitare e cila është kundër qeverisë aktuale në Armeni, Nikol Pashinyan ka ftuar përsëri në takim kryeministrin e përkohshëm Karen Karapetyan.

Në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan dje vazhduan protestat në Sheshin e Republikës, nën udhëheqjen e deputetit opozitar Pashinyan.

Pashinyan në adresimin para miijëra personave që u mblodhën në shesh, tha se kryeministri i përkohshëm Karapetyan më parë nuk është takuar me të meqë nuk ishte i autorizuar nga Partia Republikane Armene.

Sipas tij, tanimë partia e ka autorizuar Karapetyan-in. “Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë procesin e propozuar për negociata. Ftoj Karapetyan-in që të takohemi nesër”, tha Pashinyan.

Ai poashtu njoftoi se dy ditë do të ketë pushim në fushatat në Jerevan me qëllim për të mbledhur forcë dhe për të pushuar protestuesit.

Ndërkohë, në një deklaratë nga Partia Republikane Armene thuhet se Karapetyan është autorizuar për të zhvilluar takime me Pashinyan. “Ne jemi të hapur dhe të gatshëm për dialog dhe negociata pa parakushte”, qëndron në deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit