Arrestimet e SPAK për dosjen 339, reagon ambasadorja e SHBA: Reforma në drejtësi nuk mund të ndalet. Edhe një gur!

Mos i humb

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me arrestimet në kuadër të dosjes së famshme 339, për vjedhjet e votave në Durrës nga komisionerët.

“Puna e SPAK për çështjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur”,- shprehet Yuri Kim.

foto galeri

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan sot masat e sigurimit personal për 22 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “Arrest në burg” për 11 shtetas, “Arrest shtëpi” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit