Koreja Veriore ashpërson masat mbrojtëse kundër koronavirusit

Mos i humb

Mjekët dhe infermierët protestë të heshtur tek Urgjenca e QSUT, kirurgu: Sot një orë më pas do merret vendim nga këshilli

Mjekët dhe infermierët kanë mbajtur sot një protestë të heshtur një orëshe tek Urgjenca e QSUT-së.  Ashtu siç kanë paralajmëruar bluzat e...

96% efekt tek kafshët/ Australia po zhvillon ‘spray’ për hundën që mund të zvogëlojë ndjeshëm nivelet e covid-19

Kompania bioteknike australiane Ena Respiratory, ka dhënë një lajm të mirë për sa i përket coronavirusit. Ata kanë deklaruar...

U plagos me sende të forta dhe po lufton për jetën te “Trauma” prej më shumë se 1 muaj, arrestohen autorët

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Shënohen 2 viktima nga COVID-19, më shumë të infektuar se të shëruar në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut ka shënuar 2 viktima dhe 152 raste të reja në 24 orët e fundit. Nga 1630...

Koreja Veriore ka njoftuar më 28 korrik se do të marrë masa më të ashpra kundër koronavirusit të ri, duke përfshirë izolimin e qytetit kufitar Kaesong, me qëllim të luftimit të atij që mund të jetë rasti i parë i konfirmuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi në këtë shtet.

Agjencia e lajmeve, KCNA, ka thënë se masat e rrepta të karantinës dhe kontrollet në disa distrikte veçse kanë nisur, ndërkohë që janë duke u siguruar testet, veshjet mbrojtëse dhe pajisjet mjekësore.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka shpallur emergjencë më 26 korrik, pasi një dezertor verikorean që mund të jetë infektuar me virus, dyshohet se është kthyer ilegalisht nga Koreja Jugore.

Nëse ky person vërtetohet se ka virus, ky do të ishte rasti i parë i konfirmuar zyrtarisht në këtë shtet, ndonëse shumë ekspertë besojnë se virusi tashmë është i përhapur atje.

Koreja Veriore ka raportuar se ka testuar 1,211 persona për këtë virus deri më 16 korrik, mirëpo të gjitha rezultatet kanë qenë negative, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përmes një deklarate më 28 korrik.

Në raport është thënë se 696 persona janë në karantinë.

Koreja Veriore ka sistem të brishtë shëndetësor, pasi spitalet kanë mungesë të energjisë së duhur elektrike, ilaçeve dhe ujit.

Regjimi i këtij shteti ka kohë që varet nga OBSH-ja për të siguruar ilaçe pasi sanksionet kundër Koresë Veriore e kanë bërë importin shumë të vështirë.

Në muajt e fundit ky shtet ka pranuar teste dhe pajisje mbrojtëse nga OBSH-ja e disa shtete, përfshirë Rusinë, mirëpo një pjesë e tyre janë mbajtur në kufi, për shkak të kufizimeve të vetë shtetit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Samsung Galaxy A72 vjen me 5 kamera

Telefoni inteligjent i mesëm do të marrë një tele-kamerë shtesë me zmadhim optik 3x. Samsung supozohet të instalojë një...

Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë

Në Bruksel ka filluar greva njëditore e punonjësve të transportit publik (AA). Greva ka ndikuar negativisht ndaj qytetarëve që...

Tensioni i ashpër Greqi-Turqi, Pompeo takime me zyrtarët e lartë në Selanik: Çështjet e kufijve detarë duhen zgjidhur …

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes...

Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve pa kushte, pritet vendimi nga qeveria

Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë e saj pa tampon të detyrueshëm. Me rënien e rasteve të COVID-19 ditët e fundit,...

Studimi: Si ndikojnë kafshët në shëndetin e njeriut

Kafshët mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit. Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Leeds në bashkëpunim me Western...