Arrestimet në ministrinë e Financave, vjen reagimi i parë nga PS

Mos i humb

TIRANË – Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla ka komentuar sot në një konferencë me mediat, arrestimet në ministrinë e Financave.

“Nuk kam asnjë koment kur bëhet fjalë për arrestime.

Përgjegjësit penale dhe ligjore janë personale, të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.”- u shpreh Balla, në përgjigje të interesit të medias.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi se gjatë mbledhjes së sotme u është kërkuar deputetëve që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët. Në prononcimin për gazetarët, Balla theksoi se PS-ja ka vetëm një aleat dhe ata janë njerëzit e thjeshtë.

“Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor.

Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes.

U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së.

Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdoj të drejtojë në çdo bashki të vendit, por fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit dhe forcimi i kësaj aleance është jetik për në kjo seance lidhet me një lloj vlerësimi nominal për çdo deputet pastaj edhe me element të tjerë të respektimit ët vendimeve politike me votën në seancë plenare.”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit