Arrestimi i deputetëve apo ministrave, ja çfarë propozojnë socialistët

Mos i humb

Partia Socialiste ka paraqitur propozimet e saj në lidhje me ndryshimin e rregullores së Kuvendit, në aspektin e kërkesave që mund të paraqiten në parlament për arrestime deputetësh apo ministrash. Propozimi për ndryshimin e rregullores vjen në një kohë kur është paralajmëruar hetimi i atyre që Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i quan “peshqit e mëdhenj”.

Sipas socialistëve, ndryshimet synojnë të përputhin Rregulloren e Kuvendit me ndryshimet kushtetuese të vitit 2012, sipas të cilave deputetët apo ministrat nuk kanë imunitet në rastet e ndjekjes penale.

“Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori. Kërkesa përmban një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën”, thuhet në propozimin e socialistëve.

Për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit mjaftojnë 71 vota./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit