Arrestohen 39 anëtarë të dyshuar të FETO-s në Ankara

Mos i humb

Policia turke ka lëshuar sot urdhër-arresti për 53 të dyshuar ndërsa ka arrestuar 39 prej tyre për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016, thanë burimet e sigurisë.

Zyra e Kryeprokurorit Publik në kryeqytetin e Turqisë, Ankara lëshoi ​​urdhër-arresti për 53 të dyshuar, të cilët akuzohen se kanë përdorur aplikacionin e mesazheve të fshehura të grupit terrorist në telefonat e mençur, ByLock.

Njëri nga të dyshuarit u identifikua si Ali Emre Oksuz, kushëriri i Adil Oksuz, profesorit të teologjisë, që dyshohet se ishte “imami” i anëtarëve të FETO-s në forcat ajrore dhe një lidhje kyçe midis liderit të FETO-s me qendër në SHBA, Fetullah Gülen dhe komplotistëve të grusht shtetit në Turqi, tha një burim i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.

Policët arrestuan 39 të dyshuar ndërsa kanë vazhduar operacionet për arrestimin e të kërkuarve të tjerë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Gülen orkestruan përpjekjen e mposhtur për grusht shteti më 15 korrik 2016, gjatë së cilës ranë dëshmorë 251 persona dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit