Rusia shpërndan forca shtesë në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë

Mos i humb

Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse njoftoi se forca shtesë të policisë ushtarake janë stacionuar në rajonin kufitar të Sirisë me Turqinë/

Sipas njoftimit të ministrisë ruse, bëhet fjalë për 300 pjesëtarë të policisë ushtarake.

“Treqind pjesëtarë të policisë ushtarake nga rajoni i Republikës së Çeçenisë kanë arritur në Siri për shkak të kryerjes së detyrimeve të veçanta”, thuhet në njoftim me paralajmërim se bëhet fjalë për aktivitete të zhvendosjes së pjesëtarëve të organizatës terroriste YPG/PKK dhe armatimit të tyre në distancë prej 30 kilometrave nga kufiri i Turqisë me Sirinë.

Ministria paralajmëroi dërgesën edhe të 20 autoblindave të llojit “Tigër” dhe “Tajfun”.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan më 22 tetor në Soçi u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin dhe arritën marrëveshje që përfshin fillimin e patrullimit të përbashkët ruso-turk në veri të Sirisë.

Në takimin e Erdoğanit, Putinit dhe delegacioneve që zgjati mbi gjashtë orë, u arrit marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG-së tërhiqen ndërsa fillojnë patrullimet e përbashkëta në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit