Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, sekuestrohen 1 400 rrënje kanabisi dhe armë

Mos i humb

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në zonën e Kilkisës në veri të Selanikut në Greqi duke sekuestruar edhe një sasi të madhe rrënjësh kanabisi si edhe armë.

Mediat greke bëjnë me dije se fillimisht policia ka shkuar për kontroll në një zonë ku kishte informacione se kultivohej kanabis sativa. Gjatë kontrolleve policia ka sekuestruar rreth 1 400 rrënjë kanavis sativa 1 metër të gjata secila; një automatik si edhe një pistoletë.

Mësohet se shqiptarët i kishin fshehur shumë mirë armët duke bërë që policia të mund t’i gjente vetëm duke përdorur qentë e specializuar për kërkim-zbulim armatimesh.
Policia gjeti gjithashtu edhe 287 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si edhe një numër të madh pasaportash dhe aparatesh celulare.


- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit