Arrestohen gjashtë të dyshuar të ISIS për sulm me eksplozivë në Gjermani

Mos i humb

Policia gjermane ka arrestuar gjashtë komploterë të dyshuar të ISIS, nga frika se ata po planifikonin një sulm në një treg të Krishtlindjeve në përvjetorin aktit mizor të vitit të kaluar në Berlin.

Burrat sirianë u arrestuan gjatë bastisjeve që përfshinin 500 oficerë në qytetet Kassel, Hannover, Essen dhe Leipzig, shkruajnë mediet gjermane.

Prokurorët thonë se po komplotonin një sulm të bashkërenduar duke përdorur ‘armë dhe eksplozivë’.

Ka raporte se objektivi mund të ketë qenë një treg i Krishtlindjeve në qytetin perëndimor të Essen më 19 dhjetor, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit