Hoxhaj: Serbia po bën presion për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Mos i humb

Zv/ministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia nuk mund ta kërkojë vazhdimin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën kur në të njëjtën kohë vazhdon që t’u bëjë presion shteteve njohëse që ta tërheqin njohjen e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj tha se Serbia në mënyrë konstante po punon kundër raporteve të mira fqinjësore, ndërsa ka vënë në pikëpyetje qëllimin e dialogut të brendshëm në Serbi për arritjen e marrëveshjes për normalizim të plotë të cilën e ka kërkuar Bashkimi Europian.

Serbia ka nisur një fushatë agresive të presionit ndaj vendeve që e kanë njohur Kosovën, duke u munduar t’i bëjë që ta tërheqin vendimin e tyre.

Reagimi i Hoxhajt, erdhi kur jo më larg se sot, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën për medie me homologen e tij serbe tha se Maqedonia nuk do ta marrë në konsideratë tërheqjen e njohjes për Kosovën. Ai shtoi që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi do të gjendet përmes dialogut.

Të njëjtën fushatë Serbia e ka bërë edhe në raport me Surinamin dhe Guinea Bissaun së fundmi, mirëpo ende nuk ka pasur reagime nga zyrtarët e Bashkimit Europian në lidhje me këto veprime./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit