Arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë, kanosi me sëpatë dy të rinjtë dhe i theu xhamin e makinës

Mos i humb

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kuçovës, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se 32-vjeçari banues në fshatin Magjatë, ka kanosur me sëpatë dhe i ka thyer xham,in e makinës dy të rinjve elbasanas.

Njoftimi i plotë:  

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit