Arrestohet Ilir Pere, me identitetin e grekut brodhi botën

Mos i humb

I shumëkërkuari shqiptar që hiqej si grek… Ilir Pere, 48 vjeç, i lindur në Gramsh kishte marrë identitetin e një personi nga Peloponezi i Greqisë, atë të Nikolaos Liarakos. Dhe me këtë identitet bridhte botën për të trafikuar drogë e për të shitur armë.

Hetuesit italianë e gjetën në Belgjikë. Falë një punë të mbështetur kryesisht në inteligjencën policore, ai ndodhet aktualisht i arrestuar në Liezh. Prokurori i Catanzaro-s në Itali, Vincenzo Capomolla, së bashku me Giancarlo Novelli dhe prokurorin e Antimafias Stefania Paparazzo, shkuan për ta marrë në pyetje në zemër të kontinentit të vjetër.

Ilir Pere duhet të vuajë një dënim përfundimtar në Itali, prej 28 vitesh burg dhe rezulton nën hetim nga prokuroria e Catanzaro në operacionin e koduar “Gentleman 2” që rindërton prapaskenat e narkotrafikut të vënë në jetë mes Sibaritide (provincë e Cosenza-s) dhe Gjermanisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, i shumëkërkuari shqiptar për hetuesit italianë ka pranuar se është Ilir Pere dhe jo Nikolaos Liarakos. Ka pranuar po ashtu se ka përdorur për një kohë të gjatë telefonat e enkriptuar dhe platformën “Sky ECC” për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij në Itali, por duke mohuar se ka pasur një rol domethënës në botën e narkotrafikut.

Mikel Hasanbelliu Ilir Pere Tesi Basho
Mikel Hasanbelliu, Ilir Pere, Tesi Basho

Po ashtu, ka pranuar se ka blerë armë të fuqishme, por vetëm sepse donte të hakmerrej për vdekjen e vëllait, që rezulton i vrarë e i djegur nga shqiptarë të tjerë. Sa i përket telefonave të enkriptuar, ka shpjeguar se është e mundur t’i blesh nëpërmjet furnizuesve turq e pakistanezë, me anë të rekomandimit të personave të duhur.

Me hetuesit italianë mësohet se Pere preferoi të fliste në italisht dhe jo në shqip. Ilir Pere nuk është emër i panjohur në fakt si në Itali ashtu sikurse edhe në Shqipëri. Në vitin 2016, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Tesi Basho dhe Mikel Hasanbelliu, u arratisën nga burgu i Rebibbia, në Romë.

Basho vuante dënimin për vrasje, ndërsa Hasanbelliu për shfrytëzim prostitucioni. Arratisjen e realizuan duke prerë hekurat e dritares së qelisë me sharrë, e më pas zbritën me çarçafët e improvizuar si litar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit