
Është arrestuar Aleksey Navalny, themeluesi i fondit kundër korrupsionit, një nga opozitarët kryesorë të Rusisë.
Sipas lajmeve në shtypin rus, mësohet se Kira Yarmish, zëdhënësja e Navalny, në një deklaratë në median sociale ka njoftuar se lideri opozitar rus është arrestuar para shtëpisë së tij në Moskë.
Navalny, i kishte bërë thirrje popullit që të dalë në rrugë për të protestuar për projektligjin e qeverisë në lidhje me rritjen e moshës së pensionit./Rtv Islam/


