Anëtari i organizatës terroriste DAESH me shtetësi britanike i deportuar nga Turqia është arrestuar në Londër, njoftoi televizioni anglez “SkyNews”.
Policia angleze militantin 26-vjeçar të DAESH-it e ndaloi në aeroportin “Heathrow”, sipas lajmit të “SkyNews”.
Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë kishte njoftuar të enjten deportimin e 7 terroristëve, 6 me shtetësi gjermane dhe 1 me shtetësi të Mbretërisë së Bashkuar.