Arrestohet për rryshfet polici në Kukës

Mos i humb

KUKES– Një punonjës i policisë së Kukësit, ka përfunduar në pranga nën akuzën e korrupsionit.

Sipas njoftimit zyrtar, SH.Ç me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar rryshfet shtetasit me inicialet A.S, me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, edhe pse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më datë 13 janar 2022.

GJKKO ka vendosur masën e arrestit me burg në drejtim të policit, ndërkohë që hetimet për rastin vijojnë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit