Arrihet marrëveshje për evakuim të pjesshëm në kampin Jermuk

Mos i humb

Teksa regjimi i Bashar al-Asadit në Siri vazhdon sulmet ku ndodhet kampi Jermuk dhe zonave përreth tij, në të cilin strehohen kryesisht refugjatët palestinezë në rajonin nën pushtimin e organizatës terroriste DEASH, është arritur një marrëveshje për evakuim të pjesshëm për zonën e cila ndodhet nën kontrollin e grupit opozitar Hejet Tahrir Damask.

Sipas informimit të bërë nga gazetarët e Agjensisë Anadolli në rajon, mësohet se ditën e djeshme regjimi ka arritur një marrëveshje me grupin e armatosur opozitar Hejet Tahrir Damask, i cili ka nën kontroll majën veriore të territorit të Kampit Jermuk nën kontrollin e DEASH-it në jug të Sirisë.

Në këtë kuadër theksohet se është arritur marrëveshje edhe për evakuimin e mijëra personave në fshatrat Fua dhe Kefreja me popullatë Shiite të cilët ndodhen nën rrethimin e grupit Hejet Tahrir Damask në Idlib.

Gazetarët e AA-së në Idlib kanë njoftuar se marrëveshja ende nuk është vendosur në zbatim, por se autobusët janë në pritje nëpër fshatra për evakuim.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se nga regjimi janë përfshirë në procesin e evakuimit edhe vendbanimet Jelde, Bebile dhe Bejt Sahim, që ndodhen nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Sipas kësaj do të evakuohen anëtarët e ULS-së dhe pjesëtarët e familjeve të tyre që duan të largohen, ndërsa ata që duan të qëndrojnë do të mund të vazhdojnë të jetojnë në rajon duke “përfituar nga amnistia e regjimit”.

– Regjimi ka përparuar drejt Jermuk-ut

Forcat e regjimit të Asadit nga rajonet Kedem dhe Asali kanë përparuar drejt lindjes në rajonin e kampit Jermuk. Regjimi dhe mbështetësit e tij po kryejnë sulme të pandërprera dhe janë duke përdorur çdo lloj arme.

– Më shumë se 100 mijë civilë ndodhen nën rrethim

Kampi Jermuk, ku jetojnë kryesisht refugjatët palestinezë dhe i cili ndodhet 8 km në jug të Damaskut, është një hapësirë e shtrirë me një sipërfaqe prej 16 km katrorë, ku pjesa prej 8 km katrorë në perëndim ndodhet nën kontrollin e DEASH-it, ndërsa pjesa në lindje prej 7 km katrorë nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Pjesën prej një 1 km katror në veri të kampit Jermuk mes forcave të regjimit dhe DEASH-it është nën kontrollin e një prej grupeve të armatosura kundër regjimit (Hejet Tahrir Damask).

Në pjesën nën kontrollin e DEASH-it, në Jermuk, 2.500 familje jetojnë afër 5 vite nën rrethimin e regjimit të Asadit dhe grupeve të mbështetura nga Irani, shumica e të cilëve janë kryesisht refugjatë palestinezë. Ndërsa në pjesën nën kontrollin e ULS-së ndodhen në rrethim rreth 100 mijë civilë.

DEASH-i, i cili ka pushtuar 95 për qind të kampit Jermuk, ka nën kontroll të plotë lagjen El Esved përreth kampit, një pjesë të madhe të lagjes Tadamun, si dhe lagjet Kadem, As Sari dhe Muezzinije.

Forcat e regjimit pasi morën nën kontroll Gutën Lindore, më 19 prill filluan sulme intensive në Jermuk, ku dhe si pasojë humbën jetën dhjetëra palestinezë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit