Ministri Gashi kërkon ndihmën e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe zv/ambasadoren e Austrisë në Kosovë, Eva Elizabeth Michlits, me të cilët ka biseduar për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, me qëllim rritjen e luftës kundër krimit të organizuar.

Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi diplomatin austriak për përkrahjen që ka dhënë Austria për vendin tonë dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë në anëtarësimin në Interpol dhe Europol.

Në anën tjetër, ambasadori Pfandler tha se qeveria e vendit të tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit