Arrin në mbi 31 milionë, numri i të prekur nga infeksioni i Covid në botë! SHBA regjistron pothuajse 200 mijë vdekje

Mos i humb

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve të prekur nga infeksioni i koronavirusit është rritur në mbi 31 milionë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 960 mijë.

Në grafikun e emergjencës shëndetësore SHBA-ja renditet në krye përsa i përket rasteve të infeksioni dhe vdekjeve, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.

SHBA deri tani ka raportuar mbi 6.8 milionë pozitivë dhe më shumë se 199 560 viktima Covid.

India ka 5.5 milionë raste infeksioni dhe rreth 88 mijë vdekje.

Brazili më shumë se 4.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi dhe rreth 137 mjë viktima kurse Rusia 1.1 milion të infektuar dhe 19 350 vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit