Si Të Largoni Aromën E Vezës Në Çdo Recetë Gatimi

Mos i humb

Pure Patatesh me Djathë dhe Mish të Pjekur Në Furrë – Shije e Veçantë

Të provosh shije të reja është pa dyshim gjithnjë një kënaqësi e veçantë. Recetat e puresë së patateve janë...

E kërcënoi nga Tirana, Erdogan mesazh paralajmërues ministrit grek: Anija e shpimit do të fillojë operacionet në një pus të ri në Detin e...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i është përgjigjur ministrit të Jashtëm grek, i cili i dërgoi një letër Komisionit Evropian duke i...

Nga rënia ekonomike tek borxhi publik, publikohet raporti i Bankës Botërore: Shqipëria u godit rëndë nga tërmeti, ulje të konsumit

Publikohet raporti i Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku thuhet se ekonomia shqiptare ka pësuar një rënie ekonomike prej 8.4%....

Cili është zakoni që e bën një student të keq

Studimi dhe veçanërisht përsëritja është alfa dhe omega tek studenti për të pasur performancë të mirë në mësimet e tij. 

Besojeni ose jo, në botë ka shumë njerëz që nuk i honepsin vezët apo aromën e tyre.

Është pikërisht aroma që pengon shumë prej tyre të fusin vezën në gojë, duke i mohuar organizmit një sërë vlerash të rëndësishme.

Ekspertët thonë aroma e fortë e vezës i atribuohet një mase të vogël që shpaloset kur veza thyhet dhe hidhet në pjatë apo tigan.

Kjo masë e vogël dhe e ngjitshme ka ngjyrë pak më të errët dhe përmbajtje më të dendur se e bardha e vezës.

Masa në fjalë njihet ndryshe si ‘syri i vezës’ dhe jep aromën karakteristike e shpesh të padurueshme të vezës.

Atë mund ta hiqni me një lugë të vogël dhe më pas ta rrihni vezën  e ta gatuani atë.

Si Të Hiqni Aromën E Vezës Nga Enët E Gatimit

Njerëzit me nuhatje të mprehtë kanë receptorë më të fortë dhe e ndiejnë erën e vezës edhe në një enë të larë.

Rregulli i parë i pastrimit është që enët që përdorni për vezë t’i ndani nga të tjerat dhe t’i lani me sfungjerë të veçantë.

Por ka edhe mënyra të tjera për heqjen e kësaj arome .

Soda e Bukës

Soda e bukës heq çdo aromë të keqe.

Mbushni një enë të madhe me ujë dhe sodë buke dhe fusni në të të gjitha enët e përdorura.

Lërini në ujë për mbi një orë dhe më pas lajini me larës të zakonshëm.

Uthulla

Uthulla e tretur në ujë është ideale për heqjen e aromave të këqija.

Me uthull mund të bëni të njëjtën gjë si në rastin e sodës ë bukës , madje edhe të shtoni pak lëng limoni për një aromë freskie.

Aciditeti tek uthulla do të eliminojë tërësisht aromën e vezës.

Lëng Limoni

Limoni përmban acid citrik që eliminon të gjitha aromat.

Ju mund t’i spërkisni enët e përdorura me lëng limoni, ose t’i fërkoni me limon.

Kur enët të jenë pastruar lajini dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

Kafeja

Kafeja e tretur në ujë shërben shumë mirë për të pastruar aromat e këqija.

Enët mund t’i mbuloni me një tretësirë të tillë, t’i fërkoni e më pas t’i shpëlani me ujë të ftohtë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Erdoğan: Sot bisedova me Aliyev. Aktualisht vëllezërit tanë azerbajxhanas po përparojnë drejt territoreve nën pushtim

Erdoğan: Sot bisedova me Aliyev. Aktualisht vëllezërit tanë azerbajxhanas po përparojnë drejt territoreve nën pushtim.

Covid-19 hyn në KPK, pozitiv një komisioner, pritet përgjigja e tamponit për 11 të tjerë

Një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar me koronavirus. Duke marrë shkas nga rasti në...

Musaka me Presh dhe Krem Qumështi – Shije Speciale

Kuzhina shqiptare është fantastike në shijet e larmishme që ofron. Receta të ëmbla dhe të kripura, shije plota e...

Jakup Krasniqi e pranon: Dy personat në arrati për 2 milionët e Thesarit janë anëtarë të Nismas

Kosova para dy ditësh është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër...

COVID-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.