ARRSH: Reshje bore gjatë natës, akset rrugore të kalueshme

Mos i humb

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në akset Korçë-Dardhë, në Llogara, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë.

Megjithatë, ARRSH bën të ditur se, akset rrugore janë të kalueshme, pasi sipas ARRSH-së, kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugor”, apeloi ARRSH.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit