Arslan porosi për Kosovën: Kujdes! FETO është organizatë e fuqishme terroriste

Mos i humb

FETO është organizata më e madhe terroriste. Kjo organizatë është e fuqishme, keni kujdes ndaj organizatës terroriste, dhe nëse nuk merrni masa ato që kanë ndodhur në shtetin e Turqisë do të ndodhinë edhe me ju, kështu është shprehur kryetari i HAK-ish Mahmut Arslan në seminarin “Sfidat dhe strategjitë e sindikatave për organizimin e punëtorëve të sektorit privat” i cili është mbajtur në Prishtinë.

Kryetari i HAK-ish, Mahmut Arslan, duke ditur rrezikun që mund të vjen nga organizata terroriste FETO ,ka shprehur shqetësimin  për rrezikun që i kanoset Kosovës nga kjo organizatë.

Ai madje ua kujton kosovarëve se nëse Kosova nuk merr masa ndaj organizatës FETO,  do të ndodhë e njëjta gjë që ka ndodhë në shtetin e Turqisë.

Për më tepër Arslan, u bënë thirrje kosovareve që të kenë kujdes për fëmijët e tyre që janë në shkollat e FETO-s.

“Organizata FETO i ka marrë fëmijët nga duart tona dhe i përdorën kundër nesh. Prandaj merrni masat tuaja ruani fëmijët tuaj nga shkollat e këtyre njerëzve. Kuptojeni mirë ndjeshmërinë që kemi ndaj kësaj organizatës, kjo organizatë është e fuqishme, keni kujdes ndaj organizatës terroriste”, tha Arslan, duke kujtuar kështu edhe rastin e pilotit që hapi zjarr ndaj pasagjerëve  dhe vetë atij.

“Si ka mundësi që një pilot të hap zjarr ndaj pasagjerëve të tij. Nëse kjo organizatë do të kishte pasur sukses do të vriteshin 9 mijë vetë, një ndër ta isha edhe unë në listën për vrasje”, ka thënë Arslan, duke shtuar më pas se fuqia e Turqisë është fuqi e Kosovës dhe Shqipërisë dhe se përkundër problemeve ne jemi vëllezër.

Ai me pas ka folur edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Turqisë duke paraqitur problemet se me çfarë ballafaqohen punëtoret e sektorit privat.

“Që nga momenti që jemi themeluar mbledhjet i kemi bërë në mënyrë të pavarur, ndjeshmëria jonë ndaj këtyre çështjeve është e madhe. Njëra prej përspektivave themelore është të gjejmë zgjidhje për punëtorët tanë. Përmes bashkëpunimit duhet të gjejmë çelësin e zgjidhjes së problemeve. Qëllimi kryesor është që sindikatat të fuqizojnë kapaictetet dhe të hapim horizonte të reja. Çka është Turqia për ne është edhe Kosova, ne jemi dy shtete simotra dhe problemet t’i zgjidhim dhe t’i ndajmë problemet së bashku. Raportet Kosovë -Turqi i çmojmë shumë dhe këto marrëdhënie në të ardhmen do të jenë më të ndritshme”, tha Arslan.

Ndërsa Kryetari i BSPK-së, Avni Hajdini theksoi se tash e sa vjet Kosova sfidohet me gjendjen jo të mirë të punëtoreve të cilët punojnë në sektorin privat. Sipas tij, punëtoreve në këtë sektor ju cenohen të drejtat themelore.

Hajdini theksoi se qëllimi kryesor i sindikatave është mbrojtja e të drejtave të punëtorit.

Ndërkaq, Presidenti i sindikatave të pavarura të Shqipërisë, Gzim Kalaja theksoi se është një dallim i madhë që një punëtor të punojë institucionet shtetërore dhe është tjetër gjë kur punëtorët punojnë në kompani private.

“Shqipëria ka dalë nga një diktaturë më të egër që ka pasur Europa. Ne ndërtuam strategji për një pjesë të punëtoreve, pasi që është tjetër që punëtori të punojë në shtet dhe është tjetër që punëtori të punojë në kompani private. Ne ishim një hap përpara politikës dhe qeverisë që e drejtonte vendin, për një ekonomi me perspektivë për vendin”, tha Kalaja./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit