Arsye për t’u gëzuar: kafeja nuk dëmton arteriet!

Mos i humb

Kafeja shpesh shoqërohet efektin e të qëndruarit zgjuar, por meraklinjtë e saj mund të kenë një arsye për të festuar.

Lehtësimi vjen pasi një studim i ri zbuloi se kafeja nuk është aspak e keqe për arteriet tona siç mendohej më parë.

Hulumtimet nga Universiteti i Mbretëreshës Mary (QMU) i Londrës kanë treguar se kafeja e pirë, madje deri në 25 filxhanë në ditë, nuk është e lidhur me arteriet e ngurtësuara.

Studimi bie në kundërshtim me mendimin e mëparshëm që pretendon se pirja e kafesë rrit ngurtësinë arteriale, të cilën studiuesit e QMU-së thonë se nuk janë në përputhje dhe mund të kufizohen nga numri më i ulët i pjesëmarrësve.

Studimi i ri, i kryer në pothuajse 8.500 njerëz në Britani, u financua pjesërisht nga Fondacioni britanik Heart dhe pritet të prezantohet në konferencën e Shoqërisë Kardiovaskulare Britanike në Manchester këtë javë. Arteriet mbajnë gjak që përmbajnë oksigjen dhe lëndë ushqyese që e bartin nga zemra në trup.

Nëse ato bëhen të ngurta, mund të rrisin ngarkesën në zemër dhe shanset për sulm në zemër apo goditje në tru. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit