Asadi ka negociuar lirimin e ushtarëve duke përdorur fëmijët me kancer

Mos i humb

Regjimi i Bashar Asadit në Siri ka lejuar evakuimin e 16 prej qindra personave të sëmurë të cilët po mbahen nën rrethim në Gutën Lindore, në këmbim të marrjes së ushtarëve të kapur nga opozita.

Asadi në takimet e realizuara nën inicimin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për evakuimin e të sëmurëve në gjendje më kritike nga Guta Lindore, e cila për pesë vite ndodhet nën rrethimin e regjimit, ka lejuar daljen e një numri të vogël të të sëmurëve.

Marrëveshja e arritur në takimet, ku mori pjesë edhe Kryqi i Kuq, u arrit në mënyrë indirekte mes regjimit dhe njërit prej grupeve opozitare Xhejshul Islam.

Në marrëveshje parashikohet që regjimi i Asadit të lejojë evakuimin e 29 të sëmurëve në gjendje më kritike nga Guta Lindore dhe që në këmbim të kësaj Xhejshul Islami të lirojë numrin e njëjtë të ushtarëve të regjimit.

Xhejshul Islam në një deklaratë në rrjetet sociale ka konfirmuar këtë proces të shkëmbimit.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, 16 prej të sëmurëve të cilët janë në gjendje kritike u nxorën nga rajoni nëpërmjet ekipit të Kryqit të Kuq dhe u shtruan në spitalet e Damaskut.

Pritet që në orët e mbrëmjes të bëhet evakuimi i 13 të sëmurëve të tjerë.

13 prej 16 të sëmurëve seriozë të cilët u evakuuan nga Guta Lindore janë fëmijë me kancer.

Ndryshe, Jan Egeland, Këshilltari i Përfaqësuesit Special të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë Staffan de Mistura, në një intervistë për BBC-në më herë theksoi se është zbuluar që regjimi i Bashar Asadit ka bërë disa kërkesa nga opozitarët për evakuimin e fëmijëve të sëmurë në Gutën Lindore.

“T’i lirosh fëmijët e sëmurë përkundër robërve, t’i bësh fëmijët mjet për negociata në luftë nuk është marrëveshje e mirë. Kjo nuk duhet të ndodhë. Fëmijët kanë të drejtë të evakuohen dhe gjithashtu edhe ne kemi për detyrë të bëjmë evakuimin e tyre”, është shprehur ai.

Javë më parë, dy fëmijë, emrat e të cilëve ishin në listën e shkëmbimit, kishin humbur jetën para se të ndodhë evakuimi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit