“Asadi, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për situatën në Siri”

Mos i humb

Anëtarët e Parlamentit Europian (PE), duke i bërë thirrje regjimit të Bashar al-Asadit, Rusisë dhe Iranit që të zbatojnë armëpushimin 30 ditor në Siri, kanë theksuar se ata duhet të marrin përgjegjësinë për “krimet e neveritshme” që kanë kryer në Siri.

Anëtarët e PE-së të cilët kanë folur në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së, kanë dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe dhunën e përshkallëzuar në Siri. Gjithashtu kanë vënë në dukje se lufta ka marrë 400 mijë jetë dhe ka bërë që miliona të tjerë të shpërngulen.

Parlamentarët europianë i kanë bërë thirrje kryesisht Rusisë, Iranit dhe regjimit të Asadit që të zbatojnë armëpushimin 30 ditor dhe për ngritjen e një gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës në Siri.

Gjithashtu parlamentarët kanë tërhequr vëmendjen se Rusia, Irani dhe regjimi i Asadit duhet të marrin përgjegjësinë për “krimet e neveritshme” që kanë kryer në Siri.

– Vendimi për Afrinin

Në anën tjetër në një projektligj të miratuar në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së bëhet thirrje për ndalimin e operacionit “Dega e Ullirit” të cilin Turqia e kryen në Afrin dhe gjithashtu mbrohet ideja se ky operacion kërcënon civilët.

Në projektligjin ku shprehen shqetësime për tensionet e ngritura në Afrin, i bëhet thirrje Turqisë për “tërheqjen e ushtarëve në Afrin dhe të luajë një rol konstruktiv”.

Me pretendimin se “kanë ardhur lajme për humbjen e civilëve në Afrin” në këtë projektligj kërkohet që “përqendrimi të bëhet në mposhtjen e grupeve të cilët janë përcaktuar si organizata terroriste nga Kombet e Bashkuara (OKB)”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit