E thonë në Serbi: Kosova kusht për hyrjen në BE

Mos i humb

Anëtari i Kryesisë së partisë radikale të Serbisë (SRS) Miljan Damjanoviç ka deklaruar sot se pas vizitës së ndihmës sekretarit shtetëror të SHB A-së për Europë dhe Euroazi, Wess Mitchell, është e qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian.

Damjanoviç ka thënë se Aleksandar Vuçiç pesë vjet radhas ka folur se nuk ka presion ndaj Serbisë dhe se pavarësia e Kosovës nuk është kusht për hyrjen e Serbisë në BE, por mesazhe të tjera u dëgjuan gjatë vizitës së Mitchellit në Beograd, përcjell FoNet kumtesën e kësaj partie.

Ai ka thënë SHBA-ja po kërkon të njihet pavarësia e Kosovës dhe të formohet Ushtria Kosovës pa të drejtën e vetos nga askush.

“E kemi pasur shfaqjen mediale të Vuçqit që ka filluar me të pyesë gazetarët se cili dokument flet as ata mund ta formojnë shtrinë“, ka theksuar Damjanoviç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit