Asambleisti e quan analfabet Ramiz Lladrovcin, por ja si i përgjigjet ai

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pasur një debat të ashpër me asamblistin e Kuvendit Komunal, Xhavit Drenorin, në seancën e Kuvendit të mbajtur më 29 janar.

Teksa fliste për punët e parealizuara të qeverisjes komunale, asamblisti i Vizionit për Drenasin, Xhavit Drenori e ka quajtur analfabet kryetarin Lladrovci.

Pas kësaj ka reaguar Lladrovci, i cili e ka parlajamëruar Drenorin se nëse vazhdon kështu “do të të bjerë fort shpinës”, përciellë Magazina.al

“Më the më herët se unë jam analfabet por nuk ta ktheva. Por, me ta kthy të bjen fort shpinës se e din qysh ta kthej dhe ku të prek. Mos hin në këto tema më. Mësohu njëherë e përgjithmonë se vota në demokraci është peshë”, ka deklaruar Lladrovci.

Lladrovci gjithashtu u ankua ndaj Drenorit se po i fyen drejtoreshat e Komunës.

Ndryshe, në çdo mbledhje të kuvendit komunal të Drenasit, ka debate të gjashme mes Lladrovcit e Drenorit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit