Ushtarët e Izraelit arrestojnë 21 palestinezë

Mos i humb

Ushtarët izrealitë kanë arrestuar 21 palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar.

Në njoftimin me shkrim të publikuar nga ushtria izraelite, thuhet se në operacionet e mbrëmshme të kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, janë arrestuar 21 palestinezë nën akuzën për “përfshirje në aktivitete terroriste.”

Forcat pushtuese gjatë bastisjeve të shpeshta në shtëpitë e Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor, arrestojnë palestinezë nën akuza të ndryshme.

Ndryshe, në burgjet izraelite gjenden afro 7 mijë palestinezë, prej të cilëve 300 janë fëmijë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit