Asgjësimi i mbi 11 mijë bimë kanabis, Balla: Shqiptarët presin një territor të pastër

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot pas operacionit në Shkodër, ku u asgjësuan mbi 11 mijë bimë kanabis.

Balla theksoi se, lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vijon çdo ditë.

“Shqiptarët presin një territor të pastër nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike”, nënvizoi ministri Balla.

Balla përgëzoi Policinë e Shtetit‍, e cila, u shpreh ai, përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorive Vendore po kontrollon të gjithë territorin e vendit për parandalimin e këtij fenomeni.

Balla gjithashtu përgëzoi edhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për kontrollin e 37 koordinatave dhe asgjësimin e mbi 11 mijë bimëve kanabis.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar antikanabis të koduar “Territor i pastër” u angazhuan 30 grupe kontrolli (gjithsej 170 punonjës policie) dhe 6 dronë të cilësisë të lartë.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 10 536 bimë dhe 728 fidanë kanabisi.

Konkretisht, në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën dhe u asgjësuan 6600 bimë narkotike të mbjella në tokë.

Në njësinë administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 3528 bimë kanabisi të mbjella në tokë dhe 728 kubikë me fidanë narkotikë (ende të pambjellur në tokë).

Në Vaun e Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 408 bimë kanabisi të mbjella në tokë.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit për asgjësimin e bimëve narkotike, grupet hetimore, gjatë këqyrjes së vendngjarjeve, kanë gjetur prova materiale dhe gjurmë që do të çojnë në identifikimin e autorëve të kultivimit dhe financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit