“Asistencë për Autostradën e Paqes”, BE: Shumë projekte në marrëveshjen e Uashingtonit po zhvillohen

Mos i humb

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

A jeni nga ata njerëz që fle disa orë? A nuk i plotësoni 8 orët e kërkuara? A ju pëlqen të kaloni natën, por...

Ish-deputeti i PD denoncon: Prindërve të mi i është ndryshuar vendbanimi pa kërkesën e tyre, SPAK duhet të kishte

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa denoncon se prindërve të tij u është ndryshuar vendbanimi pa kërkesën e tyre. Hasa...

Kajmaçina – Ëmbëlsi Magjepsëse nga Tradita Prizrenase

Shumë e ngatërrojnë me krem karamelin, e disa të tjerë me qumështorin, por kur e provon, kupton se bëhet fjalë për një...

Si të shmangni avullin tek syzet: Truket që duhet të dini kur mbani maskë

Maska është bërë e domosdoshme në këtë kohë pandemie. Të gjithë janë të detyruar ta mbajnë, edhe nëse mund të krijojë shumë...

Bashkimi Evropian deklaroi se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, janë duke u zhvilluar në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për Partneritete Ndërkombëtare, Fqinjësi dhe Zgjerim, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se “BE-ja ka siguruar asistencë teknike për të gjithë Autostradën e Paqes” dhe se “tashmë ka miratuar investime për pjesët e para të autostradës në Serbi dhe në Kosovë”.
“Disa nga projektet janë të reja dhe duhet të vlerësohen plotësisht në terma të realizueshmërisë dhe pajtueshmërisë, sikurse edhe planet e BE-së për rajonin”, tha Pisonero.

Më 4 shtator në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump. Aty përfshihen investime në projekte të ndryshme rrugore dhe hekurudhore, që do të lidhin Prishtinën dhe Beogradin.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, e cila do të ndihmojë në financimin e projekteve.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë amerikanë dhe mirëpresim kontributin e tyre të rëndësishëm financiar”, tha Pisonero.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi ne po punojmë në Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, i cili do të publikohet këtë vjeshtë.

Qëllim i tij është ta sjellë rajonin më afër BE-së dhe të krijojë vende pune – që janë shumë të nevojshme – në dobi të bizneseve dhe qytetarëve”.

“Lidhshmëria, veçanërisht në transport dhe energji, tranzicioni i gjelbër, në veçanti dekarbonizimi i prodhimit të energjisë, dhe transformimi digjital, që përfshin qasje të gjerë në internet, do të jenë shtylla kurrizore e këtij plani”, tha Pisonero.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë qysh në vitin 2011. Shtetet e Bashkuara, të cilat vazhdimisht e kanë mbështetur procesin, e kanë intensifikuar përfshirjen e tyre në muajt e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë...

Erdoğan zotohet për unitet në 97-vjetorin e Ditës së Republikës

Turqia sot shënoi 97-vjetorin e Ditës së Republikës, e cila përkujton themelimin e emrit të kombit dhe shpalljen e statusit të vendit...

Azerbajxhani i dorëzoi Armenisë kufomat e 30 ushtarëve të vrarë

Hikmet Hajiyev, ndihmësi dhe këshilltari i politikës së jashtme të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se ushtria azerbajxhanase i dorëzoi ushtrisë...

Arabi Saudite, arrestohet një person për sulm ndaj Rojës së Konsullatës franceze

Autoritetet saudite njoftuan sot arrestimin e një personi i cili sulmoi me një "mjet të mprehtë" rojen e sigurisë në Konsullatën Franceze...