
Votimi për zgjedhjen e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë do të përsëritet.
Ndonëse votuan 88 deputetë, katër kandidatët për kryesues të bordit nuk morën votat e mjaftueshme.
Në raundin e dytë të votimeve do të shkojnë dy kandidatët me më së shumti vota në raundin e parë.
Votat e kandidatëve vijojnë si më poshtë:
Petrit Pepaj 22
Bekim Jakupi 35
Perparim Kabashi 16
Fadil Ismaili 8
Nga 88 vota, 7 prej tyre ishin të pavlefshme.


