
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, ka thënë sot se dy popujt, shqiptarët dhe serbët duhet të jenë të sinqertë dhe të bisedojnë për problemet, duke shtuar se interesat e shqiptarëve dhe serbëve nuk janë të kundërta, vetëm se duhet të gjendet emëruesi i përbashkët.
Daçiç ka thënë se para se të bisedohet hapur për problemet, duhet të shohim se si të ndihmojmë njëri tjetrin si dy popuj.
Në panelin diskutues të organizuar nga TANJUG në rezidencën e ambasadës norvegjeze, ai ka theksuar se përveç që është kërkesë e kohës, e rëndësishme është që të përmirësohen marrëdhëniet mes dy popujve shumicë në Ballkan.
Duke theksuar aq sa janë të rëndësishme marrëdhëniet Serbi –Kroaci për rajonin, po aq të rëndësishme janë edhe marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, duke theksuar se “kjo nuk është çështje e djeshme”
Sipas tij , dialogu është i rëndësishëm, përndryshe problemet vetëm do të thellohen.
“Kur flasim për Shqipërinë, me siguri se duhet të flasim edhe për Kosovën. Dhe kur flasim për Serbinë,mendoj se të gjithë e kanë të qartë, duhet të flasim edhe për Republikën Serbe. Qasja jonë është paqja e stabiliteti në Bosnje e Hercegovinë, e jo destabilizimi i saj”, ka thënë Daçiç, duke arsyetuar deklaratën e tij në panel se Qeveria e Serbisë dhe Rebublika e Serbisë të mbajnë në seancë të përbashkët.
Ai mendon se të gjitha problemet mes popullit shqiptarë nga fillimi do të duhej të me Shqipërinë,sepse vlerëson Daçiç, se do të bëhej zgjidhje e pastër e jo vendime të njëanshme të Prishtinës.


