Astronomët fotografojnë mijëra trupa qiellorë në Rrugën e Qumështit

Mos i humb

Një vëzhgim i ri i Rrugës së Qumështit ka zbuluar 3.3 miliardë trupa qiellorë.

Galaksia jonë vezullon nga miliarda yje, shtylla të errëta pluhuri e gazi dhe ‘maternitete’ ku lindin yjet e rinj. Astronomët kanë dokumentuar këto mrekulli deri në detaj gjatë Dark Energy Camera Plane Survey që fotografoi 21.400 pamje individuale përgjatë 2 viteve.

Vëzhgimi, i cili është publikimi i dytë i këtyre të dhënave prej vitit 2017, është katalogu më i madh i Rrugës së Qumështit. Kamera Dark Energy, e vendosur në teleskopin e observatorit të Kilit, regjistroi pamjet.

Teleskopët në këtë observator ndodhen në 2200 metra lartësi dhe mund të vëzhgojnë qiellin jugor deri në detaj përgjatë valëve infra të kuqe të dritës. Të dy katalogjet përmbledhin 6.5% të hapësirës qiellore. Astronomët do mund ta përdorin këtë bazë të dhënash për të hartuar më mirë strukturën 3D të pluhurit dhe yjeve të galaksisë.

Një foto e re që paraqet objektet qiellore të fotografuara nga ky vëzhgim, u publikua të mërkurën dhe në   të dalloheshin yjet dhe pluhuri në diskun e ndritshëm të Rrugës së Qumështit. Krahët spiralë të galaksisë gjithashtu shtrihen në këtë plan. Të gjitha këto veçori vezulluese e bëjnë vëzhgimin e planit të galaksisë, ku shtrihet edhe pjesa më e madhe e diskut të saj, një detyrë të  vështirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit