Atentati ndaj Diego Hanajt, gjendet e djegur makina e autorëve

Mos i humb

VLORE- Është gjendur ditën e sotme makina e djegur e autorëve të cilët kanë tentuar të ekzekutojnë Diego Hanaj një ditë më parë në Vlorë.

Në një njoftim për mediat autoritetet sqarojnë se në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e  ngjarjes.

Hanaj ka qenë duke pirë kafe teksa një automjet i dyshuar Audi e ka pritur te hyrja e pallatit të tij në lagjen ‘Pavarësia’.

Sapo Hanaj po shkonte për në banesë, nga automjeti janë ulur xhamat është nxjerrë arma dhe është qëlluar drejt tij.

Mësohet se ndaj tij është qëlluar 5 herë ndërsa mbeti i plagosur lehtë në dorë.

Policia ka sekuestruar 6 kamera sigurie ku mendohet se kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe mund të zbardh autorët dhe dinamikën e atentatit. Gjithashtu janë shoqëruar 8 persona gjatë mbrëmjes së djeshme që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.

Ndërkohë mësohet se po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të atentatit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit