FUSHE-KRUJE Disa persona janë shoqëruar ne lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjes, në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi të dielën në fshatin Larushkë të Niklës. Ai po udhëtontë me makinë së bashku me mikun e tij Klodian Stafuka, kur ndaj tyre u qëllua me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave Bejtja u plagos me një plumb në krah dhe humbi kontrollin e makinës, ku nga aksidenti u dëmtua Stafuka. Të dy ndodhen në spiatlin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, autoritetet kanë sekuestruar disa pamje të kamerave të sigurisë të cilat mund të hedhin dritë në lidhje me atentatin.
Bejtja është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013.
Bejtja njihet edhe si anëtar i bandës së Niklës, më herët i arrestuar për arsenal armësh.


