Makina bie në humnerë në Klos, humb jetën shoferi

Mos i humb

KLOS– Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Cerujë të Klosit ku një makinë ka përfunduar në humnerë. Për pasojë ka humbur jetën shoferi.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkjohej nga një tjetër mjet.

Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Me datë 10.01.2022, në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit