Atentati në Fier/ Policia i shkon në shtëpi Ben Qimes, por nuk e gjen

Mos i humb

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen e Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në Fier.

Mësohet se policia ka shkuar 3 herë në banesën e Arben Isufit i njohur me njofken Ben Qimja me të cilin viktima ka pasur një konflikt por nuk e ka gjetur aty.

Mësohet se policia i ka lënë një fletëthirrje që ai të paraqitet në polici për të treguar se ku ka qenë mbrëmjen e 23 tetorit, ndërsa ende nuk është paraqitur.

Demir Backa u vra mbrëmjen e së shtunës, 23 tetor teksa ndodhej në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare.

Plot 18 plumba u zbrazën mbi të, teksa pak minuta pas krimit autorët dogjën një automjet në dalë të Fierit.

Policia ka shoqëruar deri tani disa persona, por ende pa gjurmë të sakta të autorëve të krimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit