Athinë, disa mijëra në protestë, mes tyre edhe ish zyrtarë shtetërorë

Mos i humb

Disa mijëra grekë kanë protestuar në Athinë me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Muzetë në kryeqytetin grek janë të mbyllura, ndërsa trafiku zhvillohet me orar festiv.

Zyrtarët e policisë thonë se të paktën 7 mijë njerëz morën pjesë në një nga tre protestat në kryeqytet.

Protestuesit gjithashtu u tubuan edhe në sheshin Sintagma të Athinës. Marshit në shesh iu bashkua edhe ish-ministri grek i financave, Yannis Varoufakis.

Protestat e katërta janë planifikuar gjithashtu edhe në Selanik.

Greqia po përballet me një krizë financiare tashmë një kohë të gjatë, ndërsa 1 maji është një mundësi për banorët që të dalin në rrugë dhe të kërkojnë kushte më të mira pune nga autoritetet./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit