Promovohet masa e re e rritjes së pagave në Maqedoni

Mos i humb

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot mbajti një seancë të Këshillit ekonomiko-social, në të cilin mori pjesë kryeministri Zoran Zaev së bashku me ministrat e Punës dhe Politikës Sociale dhe Financave, Milla Carovska dhe Dragan Tevdovski.

Duke uruar 1 Majin – Ditën e punonjësve, kryeministri Zaev informoi për masat e reja me të cilat, siç tha, në masë shtesë forcohet spiralja e rritjes së rrogave për punonjësit në Maqedoni.

“Bëhet fjalë për masën me të cilën shteti do të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejt financiare prej 30 për qind të rritjes së bruto rrogës së punonjësve në veprimtaritë e punës intensive. Masa do të ndërlidhet për pagesën e rrogave të rritura deri në 18 mijë denarë. Rreth 15 mijë kompani dhe 50 mijë punonjës përafërsisht, i përmbushin detyrimet për plotësimin e kësaj mase”, tha Zaev.

Nga ana tjetër ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska tha se sindikatat sot në mënyrë dinjitoze dhe simbolike shënuan festën e 1 Majit nëpër rrugë, duke shtuar se pa dialog social nuk mund të flitet për avancimin e të drejtave të punëtorëve.

Ajo rikujtoi se Qeveria ka miratuar ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune që i avancojnë të drejtat e punonjësve, por edhe se po punohet për një Ligj të ri për marrëdhënie pune.

“Jemi duke punuar për një Ligj tërësisht të ri për marrëdhënie pune, të cilin përmes dialogut social deri në fund të vitit 2018 do ta propozojmë në Qeveri, ndërsa më tej Qeveria do të duhet ta propozojë në Kuvend, me të cilim presim të zgjidhen shumë çështje të hidhura që paraqiten edhe tek punëdhënësit edhe tek punonjësit siç janë teprica teknologjike, punësimet në kohë të përcaktuar dhe liria e bashkimit sindikal që ne të gjithë së bashku duhet ta avancojmë”, tha Carovska.

Ministri i Financave i Maqedonisë Dragan Tevdovski rikujtoi se njëra nga masat e Qeverisë ishte rritja e pagës minimale prej 9.500 në 12.000 denarë. Lidhur me masën e re, ai informoi se me të do të financohet 30 për qind e rritjes së bruto rrogës deri në 18 mijë denarë edhe atë për punonjësit në kompanitë të cilët janë përdorues të përfitimeve tjera.

“Ne si rezultat i rritjes së pagës minimale mundësuam rritjen e rrogave për rreth 90.000 punëtorë. Rroga mesatare në shtet në muajt janar dhe shkurt në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017 është rritur për 4.6 për qind”, tha Tevdovski.

Ministri Tevdovski shtoi se kjo nuk mjafton, si dhe rrogat duhet të rriten me qëllim që të rritet standardi jetësor i punonjësve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit