ATK për 18 vite grumbullon mbi 5 miliardë euro të hyra

Mos i humb

Administrata Tatimore e Kosovës sot ka shënuar 18 vjetorin e themelimit të saj. Përgja të këtyre viteve janë mbledhur mbi 5 miliardë euro të hyra nga tatimet dhe kontributet pensionale.

Në këtë përvjetor, i pranishëm ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili kishte një mesazh për ata që i shmangen taksave të shtetit.

“Qëllimi ynë nuk është pengimi, qëllimi ynë është me krijuar pikërisht atë që është me interes për zhvillimin tonë ekonomik. Është informaliteti ekonomik, në vend. Ne e dimë që një pjesë e madhe e njerëzve tonë në atë ekonominë bazë nuk mbërrin me i plotësuar krejt ato kritere e me marr pjesë në treg në aspektin legal. Duhet të gjejmë mënyra që t’i afrohemi atyre dhe ta kuptojnë edhe ata se fitojnë nëse kalojnë në veprimtari ligjore ekonomike, edhe nëse bëhen pjesëmarrës në ekonominë tonë , përfshirë edhe me kontributet e tyre, përmes taksave”.

Po ashtu krejt në fund ai tha se Kosova ka shumë potenciale, shumë resurse, çdo hallkë e sistemit tonë e ka për detyrë me qenë absorbues i investimeve të reja, me i nxitë duke filluar prej atyre të vendit e njëkohësisht edhe investimeve të huaja”, tha Haradinaj.

Ministri i Financave Bedri Hamza, shpreson që ky vit do të jetë më i frytshëm sesa viteve të kaluara. Ai beson se duke punuar së bashku, do të realizohen edhe reformat për të mirën e vendit.

“Me zhvendosjen e mbledhjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendi të vendit dhe jo më pak të rëndësishme objektivi strategjik luftimi i ekonomisë joformale, ne jemi të vetëdijshëm që arritja e këtyre objektivave të reformës, kërkon resurse dhe angazhim nga të gjithë dhe në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që ATK-ja të jetë e përgatitur për radhitjen e këtyre objektivave reformuese për ta ndihmuar zhvillimin ekonomi të vendit si dhe për ti shërbyer Qeverisë së Kosovës” , ka thënë Hamza.

Sakip Imeri, drejtor i ATK-së, ka thënë se Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar që përveç mbledhjes së të hyrave për buxhetin e vendit, të punojë ngushtë me përfaqësuesit e bizneseve, odat ekonomike, shoqatat profesionale, në mënyrë që të mbështesim të gjitha përpjekjet për një zhvillim sa më të madh ekonomik dhe konkurrencë të ndershme të tregut.

“Administrata e ka një rol të rëndësishëm, stabilitetin financiar në buxhetin e Kosovës, për përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga qeveria . Rezultatet në mbledhjen e të hyrave kanë shënuar ngritje të vazhdueshme. Kështu për 18 vjet janë mbledhur 5.2 miliardë euro, nga të cilat 3.8 miliardë euro tatime dhe 1.4 miliardë euro janë kontribute pensionale”, tha Imeri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit