
Lideri i opozitës australiane, Bill Shorten ka pësuar disfatë nga kryeministri Scott Morrison në zgjedhjet e përgjithshme në vend.
Shorten bëri një porosi për mbështetësit e tij të partisë Laburiste në opozitë, në të cilën pranon disfatën.
“Është më se e qartë se Laburistët nuk do të mund të formojnë qeverinë e re, prandaj për të mirën e vendit, pak më parë thirra Scott Morrison për ta uruar për fitoren”, tha Shorten.
Të shtunën vonë sipas kohës lokale në Australi, televizioni kombëtar publikoi lajmin se partia Liberal-Nacionale e Morrisonit ka fituar 74 nga 151 ulëse e Parlamentit të Australisë, ndërsa Laburistët fituan 65 vende deputeti.


