Australia ndalon udhëtimet nga Koreja e Jugut për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Autoritetet e Australisë kanë marrë një vendim për të ndaluar udhëtimet nga Koreja e Jugut dhe një kontroll të detajuar të udhëtarëve që vijnë nga Italia në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, (AA).

Ndalimi i udhëtimit të enjten erdhi pas ndalimeve të ngjashme për mbërritjet nga Kina dhe Irani.

Shtetasit australianë dhe banorët e përhershëm janë të përjashtuar nga ndalimi. Ata që kthehen nga Koreja e Jugut iu kërkua të izolohen për 14 ditë pasi të kthehen në shtëpi.

Masat e reja erdhën pasi një banor i një azili pleqsh 95 vjeç u bë personi i dytë në Australi që vdiq nga Covid-19.

Numri global i vdekjeve ka arritur në rreth 3.500 persona, me më shumë se 92.000 raste të konfirmuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila tashmë ka shpallur shpërthimin e një emergjence ndërkombëtare shëndetësore, ngriti nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit