Policia turke dhe holandeze sekuestruan mbi 2 mijë kg heroinë

Mos i humb

Policia turke dhe holandeze sekuestruan 2.384 kilogramë heroinë gjatë operacioneve të përbashkëta në pesë vende, bëri të ditur të mërkurën Ministria e Brendshme e Turqisë (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Ministria, u identifikua një organizatë që u zbulua se trafikonte drogë kryesisht për vendet evropiane.

Si pjesë e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike, autoritetet turke dhe holandeze hetuan organizatën.

Policia turke dhe holandeze filluan operacione paralele në Kazakistan, Gjermani, Poloni, Holandë dhe Turqi.

Sipas burimeve të sigurisë, ata sekuestruan 1,105 kg heroinë në Kazakistan, 703 kg në Gjermani, 350 kg në Poloni, 171 kg në Holandë dhe 55 kg në Turqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit